SERBI-Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë për RTS-në se dialogu Beograd-Prishtinë do të jetë neutral për nga statusi ose nuk do të ketë fare dialog.

“Serbia nuk ka ndërmend të negociojë sipas kushteve të reja. Dialogu do të vazhdojë por jo nën kushtet e Prishtinës sepse ajo nuk i cakton temat. Përpjekja e ministres për Dialog është pafytyrësi”, ka thënë Daçiç, transmeton Indeksonline.

Më tej ai ka shtuar se janë disa tema për të cilat nuk ka ndërmend të bisedojë, siç është caktimi i kufirit.

“Serbinë nuk mund ta kushtëzojë as Brukseli e as Kosova”, ka theksuar Daçiç, duke shtuar se kushtet e Prishtinës janë provokime.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: