BEOGRAD – Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, është ankuar se Bashkimi Evropian po bën trysni “të papranueshme” mbi vendet e Ballkanit, për të vendosur sanksionet ndaj Rusisë.

Daçiç tha se “presioni mbi Serbinë që, me gjuhën diplomatike, të harmonizohet politika e jashtme e saj me atë të BE-së, për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, është absolutisht e papranueshme”.

Një raport i politikës së jashtme të BË-së, i publikuar më herët gjatë javës, thotë se Brukseli “vazhdon që t’i bëjë thirrje Serbisë të harmonizohet në mënyrë progresive me BE-në” në politikën e jashtme.

Edhe pse Serbia ka hapur negociatat për bashkim me BE-në, ajo mbetet aleatja më e ngushtë e Rusisë në Ballkan dhe refuzon që t’iu bashkohet sanksioneve ndaj Rusisë për agresionin e saj në Ukrainë.

Zyrtarët thonë se Serbia do t’i bashkohet Rusisë në dërgimin e ndihmës humanitare në Siri dhe se ndihma do të dërgohet me aeroplanë nga qendra humanitare ruso-serbe në qytetin jugor të Serbisë, Nish.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: