Në dekadën e parë të pavarësisë së Kosovës, Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka provokuar në këtë ditë feste. Ai tha se Burundi ka tërhequr njohjen e Kosovës si shtet i pavarur. Këtë deklaratë Daçiç e dha në një konferencë për media, shkruan gazeta Blic.rs, transmeton Express. “Këto ditë në Prishtinë shënojnë dhjetëvjetorin e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, dua të jap një shtojcë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Burundit ku po tërheqin njohjen e Kosovës,” tha Daçiç.

Sipas tij pavarësia e Kosovës është e brishtë dhe autoritetet e Kosovës e kanë listën e rreme të 116 vendeve që e kanë njohur pavarësinë e saj. Ai shtoi se do të vazhdojë luftën për interesat shtetërore dhe kombëtare dhe se Serbia nuk duhet ta njohë Kosovën.

Republika e Burundit ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2012. Burundi ishte shteti i parë i vendeve anëtarë të SADC dhe Afrikës Lindore që njohu pavarësinë e shtetit tonë. Më 17 shkurt të vitit 2008, Kosova u bë shtet i pavarur. Sot bëhen dhjetë vjet që vendi ynë feston shtetësinë. Për një dekadë, shteti më i ri në Evropë është njohur nga 116 shtete.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: