TIRANE – Emrin e French Montana-s e fiksuam pas bashkëpunimeve muzikore me Dafina Zeqirin, në dy këngët e saj të fundit, “Four Season” dhe “Told Ya”, edhe pse ai është ndër emrat më të njohur të producentëve në diskografinë muzikore.
Drake, Chris Brown apo Kanye West janë vetëm disa nga emrat e famshëm që e kanë bërë pjesë të projekteve të tyre Montana-n, ndërsa për publikun shqiptar ishte Daffy ajo që lajmëroi se një prej emrave më të njohur në botë do të ishte edhe bashkëpunëtori i saj.

Klipi i sapopublikuar i French Montana ka protagoniste pikërisht këngëtaren shqiptare. Vetëm pak orë më parë, “Famous” është hedhur në Vevo dhe Dafina e ka postuar lajmin edhe në llogaritë e saj duke falënderuar reperin e famshëm që e bëri pjesë të këtij projekti.
Edhe pse bota është bërë për ty, shpresoj mos të bëhesh e famshme sepse të gjithë do të të duan, por askush nuk do të dojë si unë. Shpresoj të mos bëhesh e famshme, qëndro në shtëpi me mua, do të të dashuroj gjithmonë”, këndon French Montana teksa Dafina del nga një shtëpi dhe ai e filmon me celular.
Këngëtarja i ka shprehur mirënjohjen reperit për faktin që e ka bërë pjesë të klipit me anë të një postimi në Instagram.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb