TIRANE – Këngëtarja Dafina Zeqiri këtë vit ka marrë rrugën drejt New York-ut, ku është duke provuar të ndërtojë karrierë ndërkombëtarë atje.“Four Sesons” është kënga debutante e saj në tregun e huaj, e cila u prit mirë nga fansat si fillim.

Në një intervistë në muajin qershor, Dafina kishte rrëfyer ekskluzivisht për më të rejat e saj, dhe planet që mendon t’i realizojë në të ardhmen. Ajo kishte përmendur se do të sjellë disa këngë të reja.

Kënga e saj e re titullohet “Told Ya”, të cilën Zeqiri e ka publikuar fillimisht vetëm në versionin audio. Kënga mund të gjendet në Spotify dhe iTunes, ndërsa këngëtarja ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare një pjesë të këngës. Dafina ka paralajmëruar se kësaj kënge do t’ia realizojë së shpejti edhe videoklipin.


(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb