Gazeta britanike “Daily Mail” në një artikull të saj shkruan në lidhje me sulmet e mundshme që po planifikon ISIS. Sipas “Daily Mail” Shërbimet e inteligjencës frikësohen se ISIS po planifikon të sulmojë kishat në Europë dhe në numrin e fundit të revistës së grupit ekstremist “Rumiyah” shfaqet një pamje e katedrales së Drezdenit (Gjermani). Plani fillestar i celulës terroriste ishte që të godiste bazilikën “Sagrada Familia”.

“Daily Mail” konfirmon se Katedralja e Këlnit është izoluar me blloqe betoni. Ndërsa shefi i policisë së Drezdenit konfirmon se ka marrë nga “007-at” vendase dosjen për kërcënimin e ISIS. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb