Tabloidi prestigjioz britanik “Daily Mail” sjell një reportazh mbi mënyrën “mizore” siç shprehet aty të trajtimit të arinjve. Sipas ‘Daily Mail’ janë pamje pikëlluese ato të lidhjeve të arinjve me zinxhirë, mbajtja e tyre ne kafaz dhe përdorimi si atraksione turistike. Tabloidi britanik shkruan gjithashtu se grupi ndërkombëtar ‘Four Paws’ ka nisur një peticion duke i bërë thirrje qeverisë shqiptare për të mbrojtur arinjtë e vendit.

Fushata nisi, shkruhet këtu, kur ‘Daily Mail’ ekspozoi gjendjen e Tomit, një arushë që mbahej i izoluar në një kafaz pranë një restoranti në veri të Tiranës. Media britanike shkruan se janë mbi 50 arinj të murrmë që jetojnë në kushte ekstremisht të varfra ne gjithë Shqipërinë.

Disa prej tyre përdoren si selfije nga turistët në qytete turistike shkruhet tek Daily. Edhe pse kafshët e egra mbrohen nga legjislacioni shqiptar dhe ndërkombëtar tregtia e paligjshme e arinjve ne Shqipëri ka qenë e begatë për shumë vite.

News24 e BalkanWeb e kane trajtuar edhe me heret faktin se ne Shqiperi se arinjte trajtohen si atrakasione turistike, per te terhequr turistet neper rruge, restorante e plazhe. Media jone 3 jave me pare vizitoi kopshtin zoologjik, ku ndodheshin dy arinj te vegjël, te cilet prej 5 muajsh mbaheshin në kushte të mjerueshme për qëllime përfitimi në plazhet e jugut. Por keta nuk jane te vetmit. Jane rreth 50-60 arinj qe keqtrajtohen ne mbare vendin.

(ed.me/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb