LONDËR– Zbret në ”fushën e betejës” edhe ”Daily Telegraph”, gazeta më autoritare britanike me orientim konservator, në fushatën për emrin e bebes së çiftit princëror, Kate dhe William.

Gazeta kërkon që vajzës së porsalindur t’i vihet emri Diana, për nder të gjyshes së saj të vdekur, njëkohësisht nëna e princit William, ikonë mediatike e paharruar edhe pothuajse 18 vjet nga vdekja e saj.

Në pritje të njoftimit të dukëve të Kembrixhit dhe në sfondin e parashikimeve që favorizojnë emrat Alice, Charlotte dhe Olivia, ”Daily Telegraph” shkruan se “kombi pret që princesha të quhet Diana”.

Ndërkohë, e porsalindura do të nderohet sot me të shtëna topash, 41 të tilla nga ”Hyde Park” dhe nga ”Tower Bridge” të Londrës.

(ma.ar/ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: