Tomi kishte ngecur në një burg. Ai jetonte i robëruar në një kafaz hekuri në një restorant në Tiranë ku detyrohej të ushqehej me forcë me bukë e birrë.

Dailymail i bën jehonë lajmit se arushit i murrmë Tomi, u hoq nga kafazi dhe u dërgua në një qendër të posaçme dhe më pas do të udhëtojë drejt Kosovës, për t’u lëshuar në pyll. Ishte ky ueb që i bëri jehonë lajmit mbi keqtrajtimin e arushëve në Shqipëri. Pasi lajmi bëri jehonë, autoritetet shqiptare të kafshëve vendosën lirimin e arushit dhe dërgimin e tij në pyll, ku Tomi do të nisë një jetë të re.

Dailymail shkruajti një artikull të gjata para disa ditësh duke komentuar situatën e arinjve të murrmë në Shqipëri, të cilët keqtrajtohen duke u ekspozuar si argëtim për turistët. Arinjtë mbahen në kushte të papërshtatshme, kështu edhe Tomi, të cilit i ishte dëmtuar lëkura dhe prishur dhëmbët, edhe pse mosha e tij është e re, vetëm 5 vjec.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: