Skënderbeu vazhdon përgatitjet për ndeshjen e kthimit me Kairat Almati, e vlefshme për raundin e dyte të Ligës së Europës.

Pas barazimit 1-1 në sfidën e parë, trajneri Daja është optimist dhe beson te një rezultat pozitiv që do e kualifikonte skuadrën korçare për më tej.

Në një intervistë për “Supersport”, tekniku tiranas tregon se skuadra është me këmbë në tokë dhe lojtarët e dinë më së miri se çfarë duhet të bëjnë. Trajneri vlerëson maksimalisht edhe mbështetjen e zjarrtë të tifozerisë korçare, e cila pritet të jetë e shumtë në numër.

Mbështetja e tifozëve dhe vështirësia e sfidës
“E kemi ndjerë që ditën e parë mbështetjen e tifozëve. Kemi bërë një punë të mirë dhe nuk duhet të gabojmë. Koeficienti i vështirësisë është i lartë ndaj duhet të tregohemi vigjilent.”

Plani
“Grupi është në dispozicion, përveç Abazit, i cili po stërvitet individualisht. Të gjithë jemi më këmbë në tokë dhe lojtarët e dinë çfarë duhet të bëjnë. Do t’i besojmë taktikës në grup, por pa harruar cilësitë e disa futbollistëve që ka kundërshtari. Do të mundohemi ta mbajmë kundërshtarin lart, do të ngushtojmë zonat për t’i penguar kundërsulmet.”

Kundërshtari dhe bonuset e Skënderbeut
“Kundërshtari do të përdori të gjithë potencialin e tij për t’u kualifikuar. Nuk janë të pakalueshëm, por ne ashtu si në ndeshjen e parë duhet t’i vlerësojmë maksimalisht pasi kanë lojtarë që mund të zgjidhin ndeshjen edhe në nivel individual. Kemi disa bonuse duke filluar që nga fusha dhe tifozët”./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: