ELBASAN- Policia e Elbasanit ka publikuar videon e operacionit të mbrëmshëm ku u sekuestruan 3 makina superluksoze, pasi sqaroi incidentin me “të fortin” që lëvizte me “Audi”, i cili u përplas me makinën e policisë.

Në operacion duket se kanë ndërhyrë edhe forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Renea pasi situata doli nga kontrolli në Lagjen “Dyli Haxhire”, kur makina e efektivëve të policisë që po verifikonin dokumentacionin e një mjeti superluksoz me vlerë 100 mijë euro, u godit nga një “Audi”.
Kjo e fundit pasi rrezikoi jetën e punonjësve të policisë dhe goditi mjetin e Policisë me targa MB 002 AA, u fut në Tregun Ushqimor.

Autoritetet thonë se mjeti dyshohet të jetë i blinduar, ndërsa policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim drejtuesin e mjetiti tip “Audi” me targa AA 795 EP, shtetasi P.C që goditi mjetin e policisë me targa MB 002 AA dhe po punojnë intensivisht për kapjen e tij.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: