DURRES-Të tjera detaje zbulohen për ngjarjen e ndodhur gjatë ditës së sotme në qytetin bregdetar të Durrësit, ku një i ri ka plagosur me thikë prindërit e tij të moshuar në banesën e tyre në lagjen 17.plagosje-ne-durres-2


Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamjet nga banesa e të moshuarve ku ndodhi ngjarja.

Të plagosur kanë mbetur Destan Haziri 75 vjeç dhe Hasije Neziri 64 vjeç të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit dhe ndodhen në gjendje të rëndë.

plagosje-ne-durres

Autori është identifikuar si Hajri Neziri, 25 vjeç, i cili ende nuk është ndaluar nga policia. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet që e kanë shtyrë të riun të ndërmarrë këtë akt ndaj prindërve të tij.

plagosje-ne-durres-1

Njoftimi i policisë:
Më datë 20.06.2018, rreth orës 14:45, në lagjen Nr.17/1 shtetasi H.N. 25 vjeç ka goditur me thikë prindërit e tij, shtetasit D.N. 75 vjeç dhe A.N. 64 vjeçe, të cilët ndodhen në Reanimacion në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb