Endri Dalipi konfirmon se, veç rolit të zv.trajnerit, do të bëjë edhe futbollistin këtë sezon. Për “Panorama Sport” ai deklaron se Elbasani do kthehet sërish në nivele të larta.

“Kjo skuadër nuk e ka vendin në këtë kategori. Ne do të bëjmë më të mirën që ta dërgojmë Elbasanin atje ku e ka vendin. Më vjen mirë që grupi është i plotë dhe një pjesë e mirë e titullarëve kanë vendosur të mos i braktisin verdheblutë, por të japin kontributin e tyre. Mendoj dhe shpresoj që do të bëjmë më të mirën për të arritur objektivat.

A do të jem edhe lojtar? Kur vjen puna tek Elbasani, pse të mos rikthehem në fushë?! Do jap ndihmën time, me aq sa mundem”, u shpreh në fund 34- vjeçari./p.sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: