Trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, ka folur për mediat pas humbjes me Kamzës që skuadrës së Ahmataj i mundësoi qëndrimin në Superligë. Dalipi u shpreh se i vjen keq për Vllazninë.

“Më vjen keq për Vllazninë, por tashmë në futboll ekipi më i fortë është ai që mbijeton. Na mbetet të shohim si do shkojnë gjërat, nëse do jemi në Kupat e Europës ose jo. Jam i kënaqur që nga momenti që jam emëruar trajner i Partizanit.

Këtë sezon kishim shumë luhatje, objektivi ynë ishin Kupat e Europës, dhe do e shpëtojmë këtë sezon nëse e arrijmë. Unë kam shumë ide për Partizanin, uroj të rikonfirmohem. Tifozët u larguan nga stadiumi? Edhe unë doja ta mbyllja me fitore, edhe për tifozët. Por, Kamza tregoi grintë dhe meritoi të fitonte sot.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb