Rachel Weisz ka zbuluar për New York Times që është në pritje të një bebeje: ’Unë dhe Daniel jemi shumë të lumtur- ka treguar artistja. Mezi presim që ta takojmë, çdo gjë është kaq misterioze dhe e veçantë!”.

Për Daniel Craig dhe Weisz bëhet fjalë për fëmijën e tyre të parë së bashku. Cifti është martuar në 2011, pas një fejese që zgjati gjashtë muaj.

Në moshën 50 vjeçare James Bond do të bëhet sërish baba. Daniel Craig ka edhe një vajzë 25 vjeçare, Ella, nga martesa me Fiona Loudon.
Edhe artistja është nënë e Herry, 11 vjeç, që e ka me regjisorin Darren Aronofsky.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb