Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar në faqen e tij zyrtare vendimin për ndalimin e hyrjes së deputetit Tom Doshi dha familjes së tij në SHBA. Po kështu, këtë vendim, e ka publikuar vetë Departamenti i Shtetit është në rrjetin social “Twitter”.

“Anëtarit të Parlamentit të Shqipërisë, Tom Doshi i ndalohet hyrja në SHBA, për shkak të përfshirjes në raste madhore korrupsioni”, thuhet në postimi në rrjeti social.
dfsd
Ndërkaq, në vendimin e DASH thuhet se “Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë. Sekretari i Shtetit mund t’ia bëjë njoftimin zyrtarit privatisht ose në publik. Në bazë të njoftimit të sotëm, deputeti Doshi, bashkëshortja e tij Xhovana Doshi, vajza e madhe Briana Doshi, djali në moshë madhore James Doshi dhe fëmijët në moshë të mitur nuk lejohen të hyjnë në Amerikë”.
gfsgs
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb