TIRANE- Për Elvis Rroshin kryebashkiakun e Kavajës i arrestuar për mosdeklarim të dhënash në formularin e vetëdeklarimit, gjykata vendosi sot masën “arrest shtëpie”, ndërsa ajo që i befasoi të gjithë ishte “dashuria” e popullit të Kavajës për të.

Nuk e ekzagjerojmë po të themi që ai është pritur si “hero”, teksa u kthye në shtëpi, ndërsa duket se kavajasit janë të gatshëm të lënë edhe kokën për të.

Një qytetar e quan Mandela e Kavajës, ndërsa një tjetër i uron “vdekjen” të gjithë atyre që iu duan të keqen Ervinit, siç e thërret ajo me një nga 5 emrat e përdorura nga Rroshi në shtete të ndryshme.

“Ai është Mandela e dytë në Kavajë, njëri është në Brazil, ky është në Kavajë”,- tha një qytetar.

“Çfarë keni me kryetarin e bashkisë, çfarë ka qeveria me kryetarin e Bashkisë, pse i ka dhënë Kavajës një lulëzim dhe një mbretëri. I ka ngritur kokën gjithë Kavajës, ne jemi të gjithë me Ervin Rroshin, ne do japim kokën për Ervin Rroshin. Kush ka inot, vdektë! Edhe ato qeveritarët që i bien në qafë, vdektë Sali Berisha”,- tha një tjetër qytetare.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb