Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Dasma përrallore e Miranda Kerr, ceremoni prej mbretëreshe me fustanin e Christian Dior(Foto+Video)

Pemë me lule dhe një ceremoni sekrete pikërisht në shtëpinë e tyre. Martesa e Miranda Kerr me themeluesin shumë të pasur të Snapchat Evan Spiegel është një ëndërr romantike.

Ceremonia është bërë në maj përpara vetëm 45 të ftuarve dhe është mbajtur në Kaliforni, por vetëm sot janë publikuar fotot e realizuara nga Patrick Demarchelier dhe janë bërë publike nga Vogue America.

Miranda Kerr, top modelja e famshme është shfaqur me një fustan të Dior dhe duket vërtetë magjepsëse. Fustani i krijuar pikërisht për të nga Maria Grazia Chiuri, është inspiruar nga fustani nusëror i Grace Kelly të 1956.

Fustani me mëngë të gjatë satin dhe me lule të qëndisura është thjesht përrallor. ‘Sinqerisht nuk mund të imagjinoja një fustan më të bukur. Grace, së bashku me Audrey Hepburn dhe gjyshen time kanë qenë gjithmonë një inspirim për mua’ ka deklaruar Miranda.

Zonja Spiegel mban në kokë edhe një kurorë me lule, sepse edhe Grace Kelly ka qenë princesha e Monacos, ndërsa Miranda Kerr tani është mbretëresha e Silicon Valley.
(da.xha/BalkanWeb)


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.