PARIS- Franca është goditur mbrëmë nga sulmet më tragjike në historinë e saj, të pretenduara nga grupi i Shtetit Islamik (ISIS), si kundërpërgjigje ndaj sulmeve ajrore kundër ISIS-it, që prej shtatorit të vitit 2014 në Irak dhe prej dy muajsh në Siri.

–2014–
– 18 shtator: François Hollande shpalli vendimin për t’u përgjigjur pozitivisht kërkesës së “mbështetjes ajrore” të bërë nga Iraku në luftën kundër grupit të Shtetit Islamik.

Por saktësoi ai, ne nuk do të shkojmë përtej kësaj, nuk do të ketë trupa në terren dhe do të ndërhyjmë veçse në Irak dhe jo në Siri, do të distancohemi nga kjo shënjestër e re e SHBA-së.

Më 8 gusht, SHBA-ja ishte përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në Irak me bombardimet e bazave xhihadiste, para nisjes më 5 shtator të një koalicioni kundër-xhihadist.

-19 shtator: Avionët gjuajtës francezë nisën sulmet e para ajrore kundër pozicioneve të ISIS-it në veri të Irakut. Operacioni u quajt “Chammal”, emri i një ere veriperëndimore të këtij vendi.

– 24 shtator: Forcat e koalicionit, në mesin e së cilave ato franceze goditën dhe rrënuan një qendër stërvitore të ISIS-it në rajonin Kirkouk (veri). Kjo është pjesëmarrja e parë e forcave franceze në një bastisje masive.

–2015–
– 5 shkurt: Sukseset e koalicionit janë me ritme shumë të ngadalta, pranon François Hollande, duke u distancuar sërish nga një përshkallëzim i mundshëm i sulmeve drejt Sirisë.

Në këtë vend, nuk ka shtet por një regjim, prandaj nuk kemi të bëjmë me të njëjtën qasje. Ne nuk mund të ndërhyjmë pasi ky akt do të ishte një faktor mbështetës ndaj regjimit për të vijuar masakrën ndaj popullatës ose për t’u lënë një shtet më tepër grupeve që duan në fakt dështimin tonë”, tha ai.

– 23 shkurt: Franca angazhon në operacionet e koalicionit aeroplanmbajtësen Charles-de-Gaulle, e cila përfundoi misionin e saj dy muaj më vonë.

– 7 shtator: François Hollande njoftoi për herë të parë monitorimin e avionëve francezë zbulues mbi hapësirën e Sirisë, për të lejuar sulmet kundër Daech-it në Siri.

Të nesërmen, dy avionë gjuajtës Rafale, në bazën e Emirateve të Bashkuara Arabe po kryejnë fluturime mbi Siri për të mbledhur informacione.

– 15 shtator: Kryeministri Manuel Valls mbron para Asamblesë Kombëtare angazhimin francez, duke përjashtuar sërish mundësinë e ndërhyrjes në terren.

– 27 shtator: Franca po ndërmerr sulmet e para kundër ISIS-it në Siri. Pesë avionë Rafale, një avion patrullimi detar Atlantik 2 dhe një avion përgjegjës për furnizimin me naftë të avionëve të tjerë C-135 janë angazhuar në operacionin që ka si objektiv kampin stërvitor të ISIS-it, i cili shtrihej në luginën e Eufratit, në jug të Deir Ezzor.

– 9 tetor: Gjatë mbrëmjes, Franca kryeson një sulm të dytë kundër kampit stërvitor të ISIS-it në bastion e tij në Raqa.

– 8 nëntor: Avionët gjuajtës francezë bombardojnë një qendër furnizmi me naftë të ISIS-it pranë Deir Ezzor, në lindje të Sirisë. Më 10 nëntor, Franca godet sërish zonat naftëmbajtëse të ISIS-it në rajonin Deir Ezzor, fillimisht mbi stacionin e shpërndarjes së naftës dhe më pas mbi një fabrikë të ndarjes së gazit. ATA

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: