Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj i ka kushtuar një mesazh të ndjerë babait të tij, i cili u nda nga jeta të dielën, ndërsa sot u përcoll për në banesën e fundit.

Në një status në “Facebook” Haradinaj shkruan se babai i tij se ka pasur të lehtë me ta.

Postimi i plotë:
“Plak, ashtu siç e deshe popullin dhe vendin tënd, me pietet po të përcjellin Ty sot, me nderime shtetërore e kombëtare, për tek djemtë, bashkudhëtarët dhe shokët tu. Rruga e mundimshme dhe me shumë sakrifica, sado të mëdha, kur bëhet për vend, është vlerë të cilën sot po ta çmon me plot respekt populli Yt Hilmi Haradinaj. Pusho në qetësi plak, se e di se nuk e ke pas lehtë me ne! Dauti
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: