Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi që momentalisht ndodhet për një vizitë në klubin e Sampdorias në Itali, ka folur atje në një intervistë për gazetarët vendas.

“Rezultat e marra në vitet e fundit, kanë ndryshuar mentalitetin e skuadrës. Gjithashtu ka gjithnjë e më shumë talente shqiptarë që luajnë jashtë dhe që duan të veshin fanellën e kombëtares shqiptare,” tha ai.

De Biasi foli edhe për kënaqësinë që ka marrë si trajner i kombëtares kuqezi.

“Tashmë ndihem pjesë e popullit dhe kulturës shqiptare. Kualifikimi në botërorin Rusi 2018 është ëndrra jonë, por është paksa e vështirë duke ditur që në grup kemi dy ekipe të klasit botëror si Spanja e Italia , megjithatë nuk duhet të reshtim kurrë së ëndërruari”

Tekniku italian vuri theksin edhe tek kushtimi i vëmendjes së talentëve të rinj.

“Ka gjithnjë e më shumë talente shqiptarë që luajnë jashtë dhe që duan të veshin fanellën e kombëtares shqiptare. Shikoni të riun më të fundit që u aktivizua me Atletico Madrid, Keidi Bare. Janë faktor i rëndësishëm për ne,” tha De Biasi.

 

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb