Trajneri i kombëtares shqiptare ka folur pas humbjes me Francën. De Biasi ka thënë se nuk e meritonim një humbje të tillë në minutat e fundit.

‘Dhamë gjithçka, por u ndëshkuam në minutat e fundit. Ishim një skuadër e vërtetë që vumë në vështirësi Francën’- ka thënë De Biasi.

“Është mëkat. Mendoj se skuadra rezistoi deri në fund, por nuk bëri vetëm lojë në mbrojtje, pasi në pjesën e parë dhe fillimin e të dytës rastet më të mira i kishim ne. Fatkeqësisht në futboll, nëse nuk shënon, nuk merr rezultate të rëndësishme. Ne kemi parë skuadrën që vuri në vështirësi Francën dhe pësuam gol praktikisht një minutë para fundit”,-tha De Biazi.

Më tej ai u shpreh se lojtarët patën një paraqitje të mirë dhe se është krenar me lojën e tyre.

“Lojtarët bënë një ndeshje të mirë, sot pashë një skuadër që e tregoi se e meriton të jetë këtu ku është. Duhet të jemi krenarë për atë që kemi bërë”, ka shtuar De Biasi.

Trajneri italian gjithashtu theksoi se Shqipëria ka edhe një ndeshje tjetër duke shpresuar që mungesën e golave në dy ndeshjet e para, ta arrijë me një fitore përballë Rumanisë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: