Vetëm 48 orë pasi mori vesh lajmin e hidhur se nuk do të ishte pjesë e Shqipërisë në “Euro 2016”, Berat Gjimshiti bëhet sërish protagonist.

Mbrojtësi shqiptar që luan tek Atalanta përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në “Facebook” është shprehur se ai do të jetë i pranishëm në Francë, por si tifoz i ekipit të zemrës.

Ai tregoi edhe njëherë se pavarësisht lënies së tij jashtë Kombëtares, Gjimshiti do të udhëtojë drejt Francës për të ndjekur nga afër dhe për të mbështetur shokët e skuadrës dhe Kombëtaren kuqezi.

Ja çfarë shkruante mbrojtësi nga Presheva: “Unë do të jem prapa çunave në Francë”, duke treguar haptazi mbështetjen e tij, pasi nuk kishte si të ndodhte ndryshe.

“Ndonjëherë jeta nuk na jep atë që dojmë, jo sepse nuk meritojmë, por se meritojmë më shumë. Suksese shokëve në evropian”, shkruante më herët ai.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: