Gianni De Biasi jo vetëm ka bërë një punë të shkëlqyer në drejtimin e përfaqësueses shqiptare, rezultate historike, por nuk ka reshtur kurrë së promovuari lojtarët e tij sa herë i krijohet mundësia. Së fundmi në një intervistë për “firenzeviola.it”, trajneri De Biasi është pyetur rreth dy lojtarëve të Bazelit, Taulant Xhaka dhe Shkëlzen Gashi, dy objektiva të Fiorentinës në këtë merkato vere.

 

De Biazi, çfarë lojtari është Taulant Xhaka?

 

“Është një ‘xhol’, luan në mbrojtje edhe në mesfushë, ai mund të bëjë disa role. Mbrojtës krahu në linjën me katër lojtarë, por edhe djathtas ose majtas apo dhe si qendërmbrojtës kur luhet në linjën me tre. Tek Bazeli, Paulo Soza e ka përdorur shpesh si lojtar krahu, por edhe si një mesfushor qendre kur ka luajtur me tre. Është një motor i pashtershëm dhe një gur themeli Kombëtares së Shqipërisë”.

 

A mendoni se është gati për hapin e madh drejt Serie A?

 

“Absolutisht. Vendosmëria dhe fiziku e tij shpërthyese mund ta bëjë atë një nga blerjet më të mira për Fiorentinën apo edhe ndonjë ekipi tjetër italian. Për më tepër, duke pasur Paulo Sozwn ende si trajner, patjetër që do të jetë një garanci për të dhe për ekipin vjollcë. Kush më mirë se portugezi mund të njohë cilësitë e tij?”

 

Jo vetëm Xhaka, në ditët e fundit një tjetër lojtar shqiptar në pronësi të Bazelit duket se ka hyrë në orbitën vjollcë …?

 

“Sigurisht, ne po flasim për Shkëlzen Gashin që në vitin e kaluar me fanellën e Bazelit ka fituar titullin dhe ka dalë golashënuesi më i mirë në Superligën e Zvicrës, ku dhe u emërua si lojtari më i mirë i kampionatit. Soza e ka përdorur këtë vit nga e majta e sulmit, por personalisht unë e shoh atë më mirë në të djathtë, sepse të majtën e ka natyrore. Ai e ka golin në gjak dhe se do të jetë një punëtor i shkëlqyer për Fiorentinën”, u shpreh De Biasi.

(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb