Në sfidën që 17-vjeçarët e kombëtares sonë zhvilluan në Itali, patën një spektator tepër të rëndësishëm si Xhani De Biazi. Në përfundimin e ndeshjes u ndal në një intervistë të shkurtër ku foli në lidhje me të rinjtë që pritet t’ju bashkohen kombëtares së madhe. Sipas tij Shqipëria ka talente të shumtë që rriten në shtetet e Evropës.

“Ne kemi një projekt të nisur afro dy vjet më parë për një punë të bashkërenduar ndërmjet teknikut të kombëtares A dhe trajnerët e përfaqësueseve të moshave, për të përzgjedhur dhe ndjekur hap pas hapi zhvillimin e lojtarëve premtues. Tramezzani prej dy vitesh është drejtues teknik i sektorit të të rinjve dhe po bën një punë shumë të mirë në këtë drejtim. Po punojmë tek cilësia për të ngritur një strukturë të re”.

Në listën e lojtarëve që aktivizohen për U-17 vihet re që shumica prej tyre vijnë nga Anglia, Italia, Franca, Greqia që do të thotë se e ardhmja “kuqezi” është me të vërtetë premtuese.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: