TIRANE- Trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biasi ka folur në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut për përplasjen me Taulant Xhakën, ndërsa u shpreh se futbollisti la në baltë shokët e skuadrës kur u largua. De Biasi tha se Taulant Xhaka nuk zgjodhi Zvicrën, pasi Zvicra nuk e zgjodhi dhe ai erdhi tek Shqipëria.
de-biasi-4
Intervista

Një emër tjetër që është përfolur këto kohët e fundit, është Taulant Xhaka, i cili ka zgjedhur Shqipërinë, ndërkohë që i vëllai ka zgjedhur Zvicrën. Ka luajtur mirë në ndeshjet paraeliminatore në Francë 2016 dhe nuk e shohim me kombëtaren, pse jo Xhaka?

De Biasi: Para se gjithash ndërhyrja jote ne këtë çështje nuk është korrekte, ai nuk është se nuk zgjodhi Zvicrën, ishte Zvicra qe nuk e deshi atë dhe pastaj ai erdhi te Shqipëria.

Ai është shprehur se në çdo rast do të zgjidhte Shqipërinë. E ka thënë ai vetë.

De Biasi: Po shume mire, me behet qejfi qe është i lidhur me bluzën e kombëtares, e tregoi edhe ne rastin e fundit, duke i lënë shokët e tij vetëm, shkoi te klubi i tij.

Pse i la, pse i la shokët?

De Biasi: Sepse nuk luajti kundër Italisë, dhe sepse ai mendonte se kjo ishte një padrejtësi kundrejt tij, dhe kështu mendonte qe me e mira ishte te kthehej ne skuadrën e tij.

Jo vetëm me Italinë, janë disa ndeshje që ai nuk ka qenë aktiv.

De Biasi: Ai ka luajtur gjithmonë, te vetmen here qe nuk e aktivizova ishte ndeshja me liteshtejnin pasi mendova qe te çlodhej, për ndeshjen me Spanjën, dhe kjo ishte një zgjidhje strategjike qe kisha bere une, e xhake këtë e dinte.

Pse kundër Italisë, ai nuk duhet të ishte në fushën e lojës?

De Biasi: Sepse kisha nevoje për dy lojtare me karakteristika te ndryshme qe ai nuk i ka, dhe pastaj janë disa vlerësime qe bëhen gjate stërvitjes, ne nga e hëna deri te enjten kemi bere, 1, 2, 3 6 seanca stërvitore, nuk e di sa, dhe te gjitha stërvitjet tona janë te monitoruara nga gps, dhe aty tregohet kush vrapon kush starton, kush vrapon ne një mënyre dhe kush ne një tjetër, dhe te dhënat e tij ishin negative.

Por, ai po luan ne klubin e tij.

De Biasi: Po, po fiton edhe kampionatin, bazilea është një skuadër qe po fiton kampionatin prej 7 vjetësh, besoj se ai është shume i lumtur qe luan atje, dhe ata janë shume te lumtur qe e kane ne skuadër, por persa me përket mua, ai është një lojtar si gjithë te tjerët.

Keni patur një diskutim të fortë para se të ikte…

De Biasi: Zero, zero fjale, një mesazh qe me kërkonte ne orën një e dhjete te natës pas ndeshjes me Palermon ku ai me kërkonte qe te flisnim, unë nuk e kisha celularin…

Ai e la skuadrën para ndeshjes?

De Biazi: Jo jo jo ishte ne pankine, u ngrit beri edhe nxemje, beri nxemje për t’u futur ne fushe, ne një e dhjete te natës me erdhi ne mesazh i tij, por qe unë e pashe te nesërmen ne mëngjes, sepse unë ne orën 1 e 10 te natës celularin e mbaj te fikur pasi jam një person normal, qe e fik celularin natën, para se te fle. Dhe ne mëngjes kur u zgjova pashe dy mesazhet e tij por dhe një mesazh te trete ku me shkruante qe kishte prenotuar avionin për tu kthyer ne bazileja, dhe qe unë te hidhja ne fushe për ndeshjen miqësore me Bosnjën, lojtare qe nuk luajnë titullar me skuadrat e tyre.

Nuk keni patur ndonjë bisedë tjetër?

De Biasi: E takove te nesërmen ne mëngjes ne hollin e hotelit dhe me tha qe do te ikte, unë i thashë shko, shko i qete.

Do të kthehet në kombëtaren shqiptare?

De Biasi: Nuk vret nga unë por nga sjellja e tij, ai ka gabuar.

Varet nga sjellja e tij dhe vendimi që do të marrë. U fol edhe gjestin e tij që hodhi shishen e ujit gjatë ndeshjes me Zvicrën në Francë. E diskutuat këtë gjest?

De Biasi: Ma shpjego ti? Ka dhe episode te tjera qe nuk janë pare nga telekamerat, qe unë nuk dua te flas, pasi dua qe te mbroj figurën e tij, unë jam 60 vjeç, nuk jam 27 si taulanti qe thotë se……

Ai ishte jashtë lojës në ndeshjen më të rëndësishme të jetës së tij, kur do të luante me klubin e tij…

De Biasi: Unë bej trajnerin, nëse nuk luan mire gjate ndeshjes unë e nxjerr nga fusha, nuk kam pse te shikoj vëllain e gjera të tjera….

Keni folur me të për këtë rast.

De Biasi: Patjetër

Çfarë tha?

De Biasi: Te thashë qe preferoj te mos e them.

Kanë qenë të vështira marrëdhëniet tuaja?

De Biasi: Gjithmonë te mira.

Gjithmonë të mira.

De Biasi: Gjithmonë te mira. Por ti duhet te kuptosh një gjë qe ka disa dinamika ne kokën e lojtareve qe kur luajnë çdo gjë shkon mire, kur nuk luajnë gjejnë justifikime tek trajnerët.

Keni patur gjatë këtyre viteve në Shqipëri probleme të tjera të vështira si ky me lojtarë që nuk luajnë, që janë me emër dhe nuk luajnë.

De Biasi: Po me cilin?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: