Futbollisti i Manchester City-t, Kevin De Bruyne dhe Mohamed Salah, pjesë e Liverpool-it, janë dy lojtarët të cilët konkurrojmë për çmimin e futbollistët më të mirë të “Premier League” për këtë sezon.

Në një intervistë për mediat belgu i City-t, De Bruyne, indirekt thotë se ai është më i miri dhe meriton ta fitojë këtë çmim prestigjioz.

“Varet se çfarë njerëzit kërkojnë te një lojtar. Nëse do ta fitoj unë, do të ishte bukur për skuadrën dhe mua. Në njëfarë mënyre mendoj se e meritoj atë, sepse kam pasur një vazhdimësi shumë të gjatë në formën time. Jam i kënaqur me veten dhe sesi kam luajtur. Nuk e prisja që të isha kaq mirë këtë sezon për të qenë i sinqertë”.

Duke diskutuar meritat e sulmuesit të Liverpulit për ta fituar ai çmimin, mesfushori i Cityt shtoi: “Është e pamundur të zgjedhësh. Secili ka opinionin e tij. Varet tek ajo që kërkojnë njerëzit tek një futbollist. Salah ka një rekord të shkëlqyer golash dhe luan shumë mirë si sulmues krahu ashtu edhe qendre. Këtë sezon, ai ka qenë i pabesueshëm. Por, nuk e di sesi mund të krahasohemi”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb