Dianele De Rossi është shprehur i kënaqur që Italia e tij fitoi ndeshjen ndaj Shqipërisë. Mesfushori shënoi nga pika e bardhë që i dha Italisë epërsinë. Ai u ndal të flas edhe për fishekzjarrët.

“Jam i lumtur, pasi Palermo dhe njerëzit e saj meritojnë gëzim dhe ata janë gjithmonë të apasionuar. Kur vijmë këtu e shohin dashurinë dhe përfshirjen e tifozët. Fishekzjarrët ? Është turp për ne dhe për ata. Klima mes nesh dhe shqiptarëve ka qenë gjithmonë e përsosur. Nuk e di se çfarë ka rezultuar për nisjen e fishekzjarrëve, megjithatë çdo gjë shkoi mirë”, ka thënë De Rossi pas ndeshjes.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: