Ka nisur me debate mbledhja e sotme e Këshillit bashkiak Gjirokastër. Debatet kanë nisur që në hapje të mbledhjes kur përfaqësuesit e së djathtës kanë vendosur në tavolinë pankarta me slogane politike dhe sociale të tilla si “bashkia jo pazar politik PS-LSI”; “2k kryetar i bashkisë” apo “rruge e ujë për qytetaret”.

Të majtët që kanë këmbëngulur për heqjen e pankartave dhe zhvillimin normal të mbledhjes, e kanë cilësuar vendosjen e tyre dhunim të mbledhjes. Ndërsa sipas kryebashkiakes Rami po largohet vëmendja nga problemet e qytetarëve.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak Gjirokastër ka përfunduar me votimin e paketës fiskale vetëm me votat e të majtëve pasi sipas të djathtëve kjo paketë rëndon edhe më tepër xhepat e qytetarëve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb