TIRANE– Është shoqëruar me debate dhe replika mbledhja e Komisionit të Integrimit. Përfaqësuesi i PD, Genc Pollo ka hedhur akuza në drejtim të ministrit Ditmir Bushati pas arrestimit të Moisi Habilajt në Itali si kreu i një bande droge dhe që sipas opozitës ka lidhje me ish ministrin Saimir Tahiri. Pollo e ka quajtur rrugaç, ndërsa Bushati ‘Sali kuq’. Pas akuzave dhe replikave ministri i Jashtëm ka braktisur mbledhjen.

Debatet:
Bushati: Ka 2-3 javë që nuk e përmendni fare kanabisin. Nuk e thoni dot një fjalë të mirë për policinë, madje edhe regjisorët e Hollywoodit do vinin të bënin skenar .
Pollo: Moisi Habilaj a do të ishte një protagonist i mundshëm?
Bushati: Për ndershmërinë je më pak i përshtatshëm.
Pollo: Fshehja e pisllëqeve nën qilim nuk i shërben ndershmërisë.
Bushati: Të respektojmë etikën dhe të respektojmë njëri-tjetrin.

Bushati për Thaçin: Presidenti i Kosovës përfaqëson një shtet sovran. Nuk është etike të komentoj unë. Ka folur presidenti Meta për këtë çështje. Zgjidhja më e mirë për të adresuar bllokimin e lëvizjes për shtetasit shqiptare të Kosovës është liberalizimi i vizave. Nuk jemi këtu mësuesi me nxënësin. Të mos luajmë me durimin e njeri-tjetrin. Nëse  do tentoni t’i vendosni note përgjigjeve të mia do më mbarojë durimi dhe cinizmi dhe mund te përvëlojë mbi durimin.

Bushati-Pollos: Je këtu më pak i përshtatshëm për ndershmërinë.

Pollo: Fshehja e pisllëqeve nen qilim nuk i shërben ndershmërisë. Të respektojmë etiken e të respektojmë njeri-tjetrin. Ishit ju i pari që provokuat me sjellje prej rrugaçi .

Bushati: Më nderon shumë kur ma thua emrin dhe mbiemrin që kam. Nuk lejoj as ty, as Saliun tënd të më thonë mua rrugac. Unë nuk e vazhdoj këtë mbledhje pa kërkuar falje. Mua nuk më fyen dot. Kafen drekën dhe darkën di unë se me kë e ha. Mua këtu më trajton vetëm si ministër të Jashtëm. Për sa kohë nuk e ke kriterin elementar të edukatës nuk mund ta vazhdoj këtë seancë. Mos u ndje i provokuar nga ajo që unë thashë për Bregun, me të cilën unë kam pasur debate shumë të ashpra, por nuk e kemi kaluar kurrë cakun.

Genc Pollo: Në mënyrë të paprecendentë në ekspericën time parlamentare…ka mundësi të mbyllësh gojën dhe mikrofonin.

Ditmir Bushati: Kërko ndjesë të madhe për ndotjen që shkaktove.

Genc Pollo: Që të mos kemi nevojë për shërbimet e gardës.

Bushati: Kërko ndjesë për fjalorin prej bagabondi. Unë nuk kam fyer asnjë. Saliun kuq nuk e bën dot me mua. Fjalorin  rrugaç unë nuk e pranoj sepse dua të mbroj dinjitetin tim dhe të shtetit shqiptar.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb