TIRANË- Situata në vend dhe protesta e opozitës kanë sjellë debate në emisionin “Studio e Hapur” mbrëmjen e sotme në News24. Analisti Lubonja duke iu referuar akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij për krimin, tha se të gjithë janë njësoj dhe se krimin nuk e ka sjellë vetëm kjo maxhorancë. Nga ana tjetër Basha tha krimi ka ekzistuar por jo si sitëm. Sipas kreut të PD-së Rama bëri pakt me djallin për të ardhur në pushtet dhe e ktheu Shqipërinë në zonë të krimit, raporton “BalkanWeb”. I ngacmuar nga debati, kreu i PD-së ka ngritur edhe zërin për t’i dhënë forcë qëndrimit të tij, e nuk kanë munguar replikat me Lubonjën.

DEBATI

Basha: Ke shumë të drejtë se problemi është apatia. Këtu gjëja më e thjeshtë është të thuash opozita, opozita. Opozita ka detyrën e vetë. Unë besoj se në protestën e 27 janarit kanë ardhur njerëz të thirrur nga partitë por nuk ka pasur vetëm militantë.

Lubonja: Do kishte ardhur gjithë Tirana.

Basha: Patjetër duhet reagim qytetar dhe opozita ka marrë përgjegjësinë në realitetin shqiptar por nuk është një realitet normal demokratik. Ke sindikata, shoqata që reagojnë. Duhet të ketë media  që reagojnë. Nuk ka reagim se po të ketë reagim, në radhë të parë ju të tre si gazetarë duhet të protestoni. Opozita është një entitet politik. Këtu kanë marrë fund proceset politike megjithatë opozita mbetet një entitet politik. Çdo të enjte, prej të enjtes sime të parë, kjo analizë është bërë në mënyrë shëruese nga unë si kryetar i opozitës por edhe nga deputetët. Ky sistem kriminal është ndërtuar nga Edi Rama me vetëdije, jo se nuk ka ekzistuar bashkëpunimi mes krimit dhe politikës në të kaluarën por bashkëpunimi në sistem është risia që ka sjellë Edi Rama. Këta njerëz që erdhën në parlament është unike për Shqipërinë. Prania e drejtpërdrejt e personave të dënuar si deputetë si kryetarë bashkish këtë na e solli Edi Rama. Bëri pakt me djallin për të ardhur në pushtet. E ktheu Shqipërinë në zonë të krimit. Jo se s’ka pasur drogë por që të kthehej në prodhim të parë të Shqipërisë.

Vasili: Lubonja thotë jeni bashkë në këtë gjë.

Basha: Nuk e solla unë as PD as Rroshin, as Prengën, as Doshin i solli këtu.

Lubonja: Disa prej tyre.

Basha: Asnjë prej tyre.

Lubonja: Ky është sistemi që keni ngritur ju.

Basha: Ti mat kohën time, s’mat kohën tënde. Është gabim që thua jemi të gjithë njësoj. Është vepër i një njeriu. I bëri Edi Rama për pushtetin e tij. Problemi nuk është thjesht bima e kanabisit. Problemi është infrastruktura kriminale që u ndërtuar. Milionat e drogës, eksporti kryesor i Shqipërisë në 2016 për çfarë po përdoren për të diversifikuar kriminalitetin. Droga kaloi tek kanabisi, heroina e kokaina, pastaj tek pastrimi i parave, ndërtimi, turizmi dhe mbetjet. E kam thënë këtë.

Lubonja: Me llafe të përgjithshme.

Basha: Nuk është ashtu.

Lubonja: Jo me llafe, me emra.

Basha: Pse bie pre e kukuvajkave të qeverisë. Mos fol si debatikas.

Lubonja: Ju njohin shqiptarët, prandaj nuk ngrihet populli.

Basha: Jo.

Lubonja: Mos e ngri zërin.

Basha: Unë të dëgjova. Më respekto.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb