Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Debatet për “Skënderbeun”/ Rama ashpërson tonet: Episod që kërkon reflektim, jo për perden, por…

skenderbeu mbulohet ok

TIRANE- Nga foltorja e Kuvendit ku ka prezantuar programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme, në këtë mandat të dytë, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për debatin e lindur pas “mbulimit” të statujës së Skënderbeut gjatë faljes së namazit për Kurban Bajram.

Me tone të forta, kreu i Qeverisë i ka kërkuar bashkim gjithë faktorit politik në vend. Sakaq, ai e ka cilësuar kërcënim të shqipes dhe harmonisë fetare, si dhe përkatësisë evropiane të shqiptarëve, këtë situatë konfliktualiteti për çështje të tilla.

Rama u shpreh se për rastin e “mbulimit të Skënderbeut” dhe debateve që e pasuan këtë rast, duhet të bëhet një analizë e fortë dhe reflektuese.

“Shqipëria e bashkuar me Evropën, apo bashkimi kombëtar i shqiptarëve janë apo nuk janë paketë e bashkëpunimit tonë? Nuk po flas për Shqipëri të madhe por për një popull të vetëm shqiptar, që ka dy shtete, por është ende larg së qeni i lidhur në të drejta dhe detyrime, kompakt në qëllimet e mëdha. Edhe gjuha jonë sot, shqipe, gjuha e unifikuar shqipe është e kërcënuar, ca nga inercia e boshllëkut të arsimit në tranzicion, ca nga çorodia e pjellë prej tranzicionit që na shfaqet në forma shqetësuese marrëzie, si ishte ajo që përfshiu edhe heroin tonë kombëtar Skënderbeun.

Njerëz që nuk maten as me zgjatimin e funbarkut të kalit të Gjergjit mbinë nga dheu për t’i bërë karshillëk historisë së tij, historisë sonë të fëmijëve tanë.

Aq qesharak, ai episod kërkon analizë, reflektim, jo për perden që nuk e mbuloi monumentin, por me cfarë u shfaq duke e përdorur atë perde të montuar si embrioni i një krimbi kërcënues, për harmoninë fetare dhe përkatësinë evropiane të shqiptarëve”, tha kryeministri Rama.

(el.sp/BalkanWeb)


Komente ( 10 )

  • Ishim rehat pa fete te presim edhe pak dhe te shikojme bashkeekzistencen fetare

  • Brenda xhematit te muslimaneve be xhamia jane futur llij llij spiunesh qe fusin ide ekstreme per te prishur inazhin e muslimaneve.spiunet e pd thojne komunistet dhe masonet.spiunet e ps thojne sal serbi.spiunet e tjere ekstremizojne muslimanet me teori aksioni luftrash.spiunet jane ngjitur si shushunjza dhe po ibthithin gjakun islamit shqiptar.

    Spiune serbe spiune greke spiunet katolike vatikanit dhe spiunet italiane.spiunet ruse.spiunet amerikane spiunet kineze.spiunet gjermane.spiunet shqiptare.shqiperia eshte mbush me spiune.

    Na cate traun spiune

  • Yllka Dragostunje Gurri duhet te jape doreheqje menjehere per kete akt, ose te shkoje te beje homazhe para bustit te Skenderbeut, se zaten Skenderin tjeter e ka aty poshte zyres se vet.

  • Mua nuk me duket burr me I mire Erdogani, nuk me interesoni se cfare ben ai ne vendin e tij. Por me vjen keq qe Shqiperia ime po kthehem ne nje vend anadollak. Me e para fe per shqiptaret eshte shqiptaria, pallavrat e tjera jua kemi lene nastradineve modern te komunitetit mysliman .

  • ...

    Ti KAPEDAN I paske shpresat të Europa që nuk do më të pa më sy, thuj për vendet Perendimore ok ,po per EU ka marr funde

  • @ O Lindi, mos te duket burre me i mire Erdocari? Ata nje mut jane te dy. Qellimi i vetem i tyre, arabeve, grekeve e sllaveve eshte shkaterrimi moral e fizik i shqiptareve! Ne duhet te shohim aty ku kemi perkatesine:Europa, me ndihmen e mbeshtetjen e USA. Ndryshe, “derrin maç” do kemi ne dore po i pate besen atyre me “…ulen,
    ..dogan, …al bin htah, …viç, …anis!

  • I forte je. Repliken e ke yll.

  • KOMİTETİ Mysliman eshte i kapur teresisht nga organizata terrorriste e Fetulah Gulenit, ne krye te komunitetit eshte ushtari i devotshem i Gulenit Skender Brucaj njeri pa horizont dhe injorant. Ne shkollat e Gulenit hidhen balte mbi figuren e Skenderbeut dhe lartesohen Nastradinet.

    pa larguar nga rrenjet kete organizate terorriste nga Shqiperia nuk do te kete harmoni fetare, mbulimi i turpshem i Heroit kombetar eshte vecse fillimi, nuk keni pare gje akoma!!!

  • Enveri analiz e thelle



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.