TIRANE- Pavarësisht debatit që ka shpërthyer ditët e fundit nëse duhet të shembet godina ekzistuese e Teatrit Kombëtar, debat i cili ndan edhe vetë artistët, ku më fanatikët thonë se ajo godinë do shembet kur të kalohet mbi trupat e tyre, po ju sjellim disa foto që tregojnë gjendjen e brendshme të godinës, dyshemetë e çara, tuba e kabllo elektrik të zhveshur, madje edhe çatia e mbuluar me llamarinë.
teatri

28208356_10213527630418659_604151983_o

28081357_10213527630298656_339732934_o

28170721_10213527630258655_323789209_o

28124320_10213527630338657_613296409_o

28124987_10213527630218654_511891862_o

28126299_10213527629658640_1617908655_o

28126022_10213527629898646_1677918477_o

28081782_10213527629618639_721702081_o

E ndërsa debatet dhe konsultimet mes artistëve dhe Ministrisë së Kulturës vijojnë, nevoja për një Teatër të Ri Kombëtar bëhet gjithnjë e më prezente. Godina ekzistuese, e ndërtuar që para Luftës së Dytë Botërore, pothuajse është rrënuar dhe nuk ofron as kushtet minimale si për aktorët ashtu edhe për spektatorët.

28125878_10213527629538637_1149805_o (1)

28081655_10213527629698641_620251916_o

27946570_10213527629578638_611450177_o

28081868_10213527629738642_1090163040_o
Kujtdo që i ka rastisur të zgjedhë dimrin për të parë një shfaqje, me siguri ju thotë se i ftohti e errësira mbizotëronin në atë skenë më shumë sa vetë shfaqja.

Aq kohë sa spektatori ka mundësi të shohë vetëm fasadën, ne po ju sjellim disa foto të ambienteve të brendshme të Teatrit Kombëtar që tregojnë situatën e rëndë dhe gati të rrezikshme, për artistët dhe stafin që punon aty çdo ditë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: