TIRANE- Gazetari investigativ Artan Hoxha dhe gazetarja e kronikës Klodiana Lala kanë tejkaluar tonet e qeta dhe kanë kaluar në një debat të fortë teksa të dy ishin të ftuar në studion e emisionit “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në News 24.

Ndërsa Hoxha është shprehur i revoltuar me mënyrën që ka ndjekur Prokuroria për të dalë në konkluzionin për arrestimin e Tahirit, Lala i ka mbështetur ata. Kjo ka bërë që Hoxha të shpërthejë herë pas here e të shkojë deri aty sa të thotë që prokurori Besim Hajdarmataj duhet të shkonte të kërkonte arrestimin e Edi Ramës e jo të Saimir Tahirit, por “s’ka b** ta bëjë këtë”.

BALKANNWEB ZBARDH DEBATIN E PLOTË NË STUDIO
Artan Hoxha: Tahiri është ministër i Brendshëm, kur t’i shkon tek Tahiri i ke këputur të gjitha këmbët e karriges dhe Tahiri të ngelet në tepsi s’ka ku shkon. Por nëse t’i shkon tek Tahiri dhe e lë tavolinën pa prekur atëherë s’dihet se si shkojnë punët. Prokuroria duhet ta kishte të kopsitur dosjen, kishin kohën e duhur nuk duhet të shpejtohej. Prokuroria thotë kemi nisur procedim penal më datë 17 nëntor dhe në 19 ia nis Kuvendit. Pse nxitohen? Kur ke mundësi të të vijë dosja nga Italia s’të pengon askush ta vësh në përgjim Tahirin e kush është sipër tij. T’i thua ta fusim njëherë brenda dhe hajde se i gjejmë provat rrugës. Italianët kishin 4 vjet që hetonin dhe pas 4 vitesh bënë arrestime. Ti s’mundesh ta bësh për 48 orë. Sot duhet të flisnim për një çështje qartësisht penale por për Saimir Tahirin si i pandehur.

Klodiana Lala: Mund të ndërhyj pak?

Artan Hoxha: Më lër ta mbaroj dhe fol ti pastaj

Klodiana Lala: Po nuk është e ndershme për publikun

Artan Hoxha: Ta mbaroj dhe fol ti pastaj

Klodiana Lala: Ke vënë në shënjestër tre prokurorë

Artan Hoxha: Jo, jo, unë kam vënë Prokurorin e Përgjithshëm që për faj të tyre sot s’ka asnjë shef komisariati në burg, asnjë drejtor policie, asnjë deputet të PS në burg

Klodiana Lala: Për faj të Saimir Tahirit

Artan Hoxha: Ta arrestojnë në kushtet e flagrancës

Klodiana Lala: Sa ishte ministër i brëndshëm i shante dhe i përgojonte prokurorët në mënyrën më skandaloze të mundshme

Artan Hoxha: Kush i jep urdhërpërgjimet? Kush i jep? Fol dhe mos e mashtro publikun..më thuaj cilën shef komisariati ka arrestuar Besim Hajdarmataj?

Klodiana Lala: Do të jap unë emra sa të duash

Artan Hoxha: Të mos bëhet çështje politike se po sabotohet një proces shumë i rëndësishëm këtu

Klodiana Lala: Ku është çështja politike këtu?

Artan Hoxha: Po i lë mundësi kriminelëve të fshehin provat, po ikin të gjithë banditët nga Shqipëria për t’ju fshehur procesit?

Klodiana Lala: Po cili është momenti politik këtu?

Artan Hoxha: Ja ky, që shkon prokurori me këtë paçavure 5 faqe. Po të them që nëse sot s’do ishte Elisabeta Imeraj këtu s’do gjenin vrimë ku të futeshin prokurorët se s’dinin as të përfaqësoheshin

Klodiana Lala: Për të dalë në çështje pasionale dhe për ta mbrojtur…

Artan Hoxha: S’ka lidhje, s’ka çështje pasionikëtu, është çështje vërtetësie dhe faktesh. Më thuaj një emër shefi komisairiati që e kanë penalizuar?

Klodiana Lala: Sa e njihni ju dosjen Habilaj-Tahiri?

Artan Hoxha: E njoh se këtu para një jave thashë janë 5 grupe, ata edhe një s’janë në gjendje ta hetojnë

Klodiana Lala: Më thuaj sa inforemacion keni ju

Artan Hoxha: Janë 5 Klodi

Klodiana Lala: Ti po kryqëzon tre prokurorë kur s’ke asnjë dijeni

Artan Hoxha: Prokuroria ka fjetur gjumë 4 vjet dhe ka thënë do bëj arrestime në vjeshtë, më thuaj një emër? Pse nuk heton Prokuroria me materialet e SHIK?

Klodiana Lala: Nuk mund të hetojë

Artan Hoxha: Pse e ka të ndaluar..?

Klodiana Lala: Nuk shërben si indicie

Artan Hoxha: Kur i do b*** atij, Besim Hajdarmatajt shërben si indicie, kur nuk i do, nuk shërben

Klodiana Lala: Të lutem nuk mund të flasim dhe të fyejmë titullarë institucioni

Artan Hoxha: Lëri prokurorët, ti mbrojnë vetë se janë jusristë, s’ka nevojë t’i mbrosh ti, as Sali Berisha.

Klodiana Lala: Jo unë flas për të vërtetën, nëse s’ka lidhje Tahiri le të shkojë para drejtësisë
Artan Hoxha: Lulzim Bashës i intereson që këta prokurorë të hetojnë dhe çojnë Edi Ramën atje, jo Saimir Tahirin, por këta prokurorë nuk e hetojnë dot se nuk ua mban…

Klodiana Lala: Çfarë rëndësie ka?

Artan Hoxha: Ka rëndësi moj ka, se më këto letra nuk arreston dot as bakallin

Klodiana Lala: Ti s’ja ke idenë çfarë dosje ka ardhur nga Italia

Artan Hoxha: Po nuk ka ardhur pra, ku e kanë moj ku e kanë? Pse mashtroni publikun çfarë dosje ka ardhur? Ma nxirr…

Klodiana Lala: Një sekondë, prit. Sigurisht që ka ardhur

Artan Hoxha: Siç erdhi për Balilin 10 mijë faqe

Klodiana Lala: Po po vazhdon ende hetimi

Artan Hoxha: Ku e ke? ku është dosja sot? Ky prokuror duhet të marrë Edi Ramën të pandehur sot, jo Saimir Thirin

Klodiana Lala: Ti hiqet imunteti Tahirit ta provojë pafajësinë e tij

Artan Hoxha: Ore e kupton që Tahiri s’duhet të guxonte t’i shihte në sy ata…

Klodiana Lala: Ju keni qënë dhjetra herë në parcela hashashi dhe policia s’ka bërë ndonjë referim

Artan Hoxha: Sa referime do të ti jap unë? Ti më thuaj një shef komisariati që kanë çuar në burg se janë vetë të implikuar me kanabisin. Besim Hajdaramtaj duhet të shkonte tek Edi Rama sot, jo tek Saimir Tahiri, ndaj dështoi prokuroria…

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: