TIRANË- Mbledhja e sotme e Komisionit Parlamentar të Ligjeve ku u diskutua struktura e Kolegjit të Apelimit është shoqëruar me debate të forta. Tonet janë nxehur edhe mes deputetit të LSI-së Edmond Panariti dhe atij socialist, Bashkim Fino.

Në videon e siguruar për BalkanWeb nga gazetarja Marsela Karapanço ata të dy ngenë zërin e flasin me “këmbë e duar”, e me sa duket gjithçka ndodh për zbatimin e rregullores, se kush e merr apo jo fjalën.

Në debat e sipër, Fino nuk e kursen edhe ironinë me deputetin e LSI-së të cilni e fton të lexojë rregulloren që ndoshta s’ka pasur kohë ta lexojë kur ishte ministër.

DEBATI I PLOTE

Panariti: Ne nuk mund t’i mbyllim fjalën njëri-tjetrit

Fino: A ka mundësi t’ja mbyllësh këtij

Panariti: Ti s’mund të më ndalosh mua fjalën

Fino: Jam duke folur unë dhe kur flas unë s’më ndërpret njeri. Ti i dashur profesor të flasësh sa herë të duash, me orë të tëra do rri këtu të dëgjoj, skam asnjë problem. Problemin e thjesht për procedurë dhe për rregulloren. Të lutem lexoje, mbase s’ke pasur kohë se ke qenë ministër, por lexoje tani.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: