TIRANE– Çështja e prishjes apo jo të Teatrit Kombëtar ka qënë në fokus të diskutimit në emisionin e sotëm të gazetares Eni Vasili ‘Studio e Hapur’ në News24. Në një lidhje direkte regjisori Pëllumb Kulla mbrojti idenë e prishjes së godinës aktuale dhe ndërtimin e një godine të re, por analisti Fatos Lubonja ka ndërhyrë duke e cilësuar argumentin për prishen e tetarit aktual si argument të kohës së Enver Hoxhës.

Pëllumb Kulla: Kjo ndërtesë është shumë e prishur. Ajo ndërtesë do të mbetet në kujtime, në menaxhimin muzeal dhe drejtorët të kenë mundësinë ta ruajnë. Unë mendoj teatri të prishet dhe t’i kushtohet rëndësi skenës së re.

Lubonja: Ndërtesat që janë historike nuk prishen sepse janë prej prej pupuliti apo prej druri, apo betoni. Një ndërtesë e cila mundet edhe të jetë e ndërtuar për periudhë të përkohshme, edhe pse nuk kemi parë kund këtë gjë, duhet të ruhet për atë që është ngjizuar atje. Se nuk asgje të përjetshme në këtë botë. Ajo bëhet e përjetshme nga kuptimi që merr.Edhe një barakë ku ka ndodhur një ngjarje historike ruhet pikërisht sepse është bërë historike. Në këtë kuptim që të thuash se është e përkohshme dhe duhet bërë e përjetshme më duket se është një koncept shumë i gabuar.

Mos harrojmë që teatri është pjesë e një kompleksi të ndërtuar në kohën e fashizmit në kohën e Italisë, dhe nuk është aq kollaj që ti të ndërtosh aty kulla që mbysin gjithçka aty. Bota ruan edhe këto. Kjo çështja që është e përkohshme më duket shumë problematike që duket sikur është i vetmi argument dhe këtë unë e kam dëgjuar që në kohen e Enver Hoxhës. Për Enver Hoxhën të gjitha gjërat që kishte ndërtuar e kaluara, ishte e përkohshme. Sepse ai thoshte “mbi gërmadhat e botës së vjetër ndërtojmë botën e re”. Dhe e dëgjuat ju këtë kryeministrin tonë që tha mbi gërmadhat e teatrit do të ndërtojmë teatrin e ri.
jkull
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: