Debatet në Big Brother nuk kanë të sosur. Teksa diskutonin në një pjesë të shtëpisë, Musa ka vlerësuar reagimin e Lupçes karshi Danjelit, ndërsa i ka dhënë atij një vlerësim për debatin. Musa i shprehet Lupçes se brenda shtëpisë nuk mund të njihet asnjëri dhe se askush prej tyre nuk është futur në lojë për të bërë shokë

“Unë kam karakterin time, nuk jam dele. Unë s’kam frikë as nga nominimet dhe as nga ndonjë gjë tjetër.”, thotë Musa.

Sipas tij, banorët duhet ta kuptojnë se nuk mund t’u shtrëngohet dora se i nominojnë. “Ne mund të jemi shokë, por edhe shokut s’mund t’i them unë hajde fitoje ti”, thotë Musa.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: