Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është përfshirë në debatin për vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, që po mbahet në Kuvendin e Kosovës. Ai i është drejtuar deputetëve që të mos e gjykojnë vdekjen e Deharit derisa të flas drejtësia.

“Duhet një dozë e kujdesit mos me i gjyku pa i gjyku drejtësia. Se nese nuk është ajo që po e thuani atëherë jemi duke e bërë prap një krim”, tha Haradinaj në Kuvend.

Tutje ai ka përmenduar edhe vëllain e tij duke thënë se ka familjar të vrarë dhe se kur ndodhin këso rastesh vijnë shumë dyshime, por sipas tij duhet lënë gjithmonë një dozë të kujdesit.

“Vëllau im se ka pas rastin me ju bë hetim ndërkombëtar. Unë dyshoj në disa adresa”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se nëse po e quajnë hetim ndërkombëtar a duhet mi besu dikujt. Nxjerrja e konkluzave para se të flas drejtësia nuk duhet të ndodhë, thotë kryeministri.

“Po ju lus mos e çoni deri në fund, nëse dyshoj që dikush ka bë një punë nuk mundet me qenë pa e konstatu deri në fund”, tha Haradinaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: