TIRANE- Debatet publike brenda Akademisë së Shkencave ia kanë lënë vendin debatit në studion e emisionit “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku. Për herë të, tre anëtarë të Akademisë së Shkencave kanë debatuar live për të gjitha çështjet që deri më sot ishin bërë vetëm pjesë e veçuar në media.

Akademiku Artan Fuga gjithnjë kritikues dhe mosaprovues të mënyrës së si kjo akademi funksion ka debatuar ashpër gjatë emisionit me dy akademikët e tjerë në studio Apollon Baçe dhe Salvator Bushati në një lidhje me skype nga Parisi.

Ndërsa Fuga nuk pranoi të ishte pjesë e komisionit të ngritur për të kryer reformën në këtë Akademi dhe e arsyetoi se më parë duhet të largohet kryesia dhe kryetari i Akademisë sepse janë ata e kanë censuruar për 9 vjet që ai të jetë pjesë e reformës, Baçe dhe Bushati e kundërshtuan duke akuzuar se ai gënjente dhe se synon të bëjë show pa patur asnjë një vizion.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb