TIRANË- Ish-ministri i PD-së, Besnik Mustafaj komentoi sot deklaratën e kryeministrit Rama për t’i prerë fondet Akademisë së Shkencave nëse nuk reformohet.

I ftuar në studion e lajmeve në News 24, Mustafaj komentoi deklaratën e kryeministrit Rama për të mbështetur idenë e akademikut Artan Fuga, për reformimin e Akademisë.

Sa për paralajmërimin e tij se ky institucion nuk do të marrë asnjë qindarkë nga buxheti nëse nuk reformohet, Mustafaj tha se kryeministrit nuk i lejohet të bëjë shantazh. “Shantazhi i Ramës është i pajustifikuar dhe s’ka bazë ligjore. Ato janë para publike, do shkojnë për qëllimet e përcaktuara. Kryeministrit si takon të bëjë shantazh”,- tha ai, raporton “BalkanWeb”.

“Akademia e Shkencave ka nevojë urgjente të reformohet, por kjo reformë duhet të iniciohet nga qeveria. Duhet të përcaktohet pse duhet Akademia e Shkencave, cilat do të jenë marrëdhëniet e saj me botën kërkimore, pasi në formën që ekziston është jashtë nevojave të Shqipërisë”,- tha Mustafaj, raporton “BalkanWeb”.

E sa për vërejtjet e profesor Fugës, publicisti u shpreh: “Kam lexuar letrën e hapur, pajtohem me problematikat që shtron Fuga. Realisht akademia sot është një organizëm pa arsye, si të thuash si njihet arsyeja pse ekziston, pra ajo kushton në buxhetin e shtetit”.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb