TIRANE – Drejtori i Teatrit të Kukullave, Erion Isai, ishte i ftuar ditën e sotme në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, për të folur për çështjen e prishjes së Teatrit Kombëtar.

Isai foli dhe për takimin e thirrur paradite me kryebashkiakun Erion Veliaj, shkruan BalkanWeb

Aktori Erjon Isai tha se mendon që Shqipëria ka nevojë për një teatër të ri dinjitoz por me dakordisinë e artistëve.

“Ne sot patëm një takim të thirrur nga Veliaj dhe është një hap i duhur për të qetësuar të gjithë situatën se historia edhe përsëritet. Po njësoj diskutohej para 20 vitesh për Teatrin Kombëtar.

Në mendimin tim, si regjisor në teatër, ky takim zbuti të gjitha palët. Nën vëzhgimin tim ka pasur një tendencë për të ndarë artistët, nuk e di nga vjen kjo gjë, do që t’i ndajë nga njerëz kundra kullave dhe njerëz pro kullave, por ne jemi një.

Unë jam që Shqipëria ka nevojë për një Teatër të ri Kombëtar.

Ndërtohet ose nuk ndërtohet Teatri, artistët do futen në negociata për të ditur nëse ja vlen kjo ofertë. Ne artistët do bëhemi pjesë e procesit që disktuam sot me Veliajn. Artistët në këtë projekt janë palë vendimarrëse dhe jo grup interesi. Jam për teatër të ri por me dakordësinë e artistëve.

Kur një ligj hidhet për diskutim, ka shumë rrugë përpara para se të miratohet, deri kur të shkojë në seancë parlamentare. Njerëzit dhe grupet e interesit kanë të drejtë të kenë dyshime.

Unë jam për një teatër dinjitoz mbase ky nuk është projekti i duhur këtë do ta shohim,” tha Isai.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: