Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Debati për radarët/ Vasili nuk i ndahet Ramës: Nuk lodhet së gënjyeri për drogën

rama-vasili-1

TIRANE– Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar pas debatit mes Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Mbrojtjes për funksionin e radarëve. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ish-kreu i LSI thotë se kryeministri Edi Rama gënjen për situatën me drogën në Shqipëri.

Sipas Vasilit, Rama “po inkurajon drogën të vazhdojë, kriminalitetin që të ndjehet i pashqetësuar, dhe që policia të jetë pjesë dhe jo në luftë pa kompromis me këtë situatë tepër të rëndë”.

POSTIMI I PLOTE

Kryeministri nuk lodhet së genjyeri për drogën.

Kryeministri deklaronte qindra herë më parë, pa u skuqur hiç, që kishte asgjësuar 99% të drogës.
Sot, Kryeministri tha që droga do të vazhdojë, por brenda vitit do zhdukë drogën?!

Drejtori i Policisë thotë nuk e kapim drogën se nuk punojnë radarët, ndërsa Ministria e Mbrojtjes thotë që radarët punojnë.

Ky kryeministër, që drejton këtë anti-qeveri që vetëm mashtron, jo vetëm popullin por edhe veten, e bën këtë që ta inkurajoje drogën të vazhdojë, kriminalitetin që të ndjehet i pashqetësuar dhe që policia të jetë pjesë dhe jo në luftë pa kompromis me këtë situatë tepër të rëndë.

Kryeministri vegjeton e bashkëjeton me situatën kriminale dhe rrënimin ekonomik.

Mashtrimi, linjë sjelljeje dhe veprimi e kryeministrit.

Ka mungesë totale të rezultateve të qeverisë, por edhe vizionit të pamundur të kryeministrit, për shkak të shkollepakësisë së tij proverbiale.

(BalkanWeb)


Komente ( 2 )

  • Ndoshta dikuj tjeter nuk I duhet droga, por kryeministret I duhet. Perse cuditeni tashi ju qe ne fillim e keni dijte se atij I duhet droga, sa ta blene shtrejnte e ndrone me kanabisin. Sa per ekonomine ju e keni dijte me para se ai eshte piktore qe dhe diplomen ia ka mare I ati.

  • O vasil soorra nje skaf me hashash eshte baras me nje poçe flori. pyet liçe qenin po deshe.



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.