Në emisionin e sotëm “Studio e Hapur” në News24, u diskutua për ndërtimet në Tiranë dhe kryesisht për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Aktori Genc Fuga, i cili ka paraqitur platformën e tij për drejtor të Teatrit Kombëtar, kërkoi që të ngrihet institucioni i TK. Më shumë se sa për prishjen e godinës, Fuga kërkoi një rikonstruktim të teatrit ekzistues.

Sipas Lubonjës, problemi i parë për mosprishjen ka të bëjë historinë, ndërsa e dyta ka të bëjë me pikëpamjen arkitektonike.

Fatos Lubonja: Heshtja mund të jetë flori për personin që i intereson, por jo për publikun që është i lidhur me këtë temë. Problemi këtu është sikur nuk kanë parime, flasin sa janë në opozitë, e heshtin kur vijnë në pushtet. Edhe me heshtjen e tyre flasin.

Genc Fuga: Të jesh drejtor do të thotë të drejtosh një institucion, po nuk ka as institucion. Tani jemi kundrejt një situate pa dialog, që është paraqitur një projekt, njërin që e prezantoi Veliaj dhe qëndronte këndshëm, por nuk pashë detajet e tjera. E shikoj shumë të varfër ambjetin që mund të ndërtohet. Është një projekt që nuk ma mbush shumë mendjen edhe pse jam pro prishjes së godinës. Dua që të jetë një sallë dinjitoze që të paraprijë 200 vitet e ardhshme.

Robert Rakipllari: Tirana ka nevojë për një teatër të ri, çështja është që godinë e re teatri duhet. Por godina e re a e meriton të shpallet muze? Më shumë se shtëpia e gjetheve? A përfaqëson ajo identitet kulturor, shpirtëror etj? këto janë detaje që duhen parë. Dil përtej profesionit tënd Fuga. Kur flasim për teatrin, flasim për një pasuri, një tokë aty mbi 6000 metra katrorë, dhe pjesa që mendohet për teatrin e ri është shumë më e vogël.

Fuga: Nëse flasim për historinë, do më interesonte të shkruhej mirë historia e profesionit tonë, të aktorit dhe regjisorit, por edhe të merrej në konsideratë historiku i spektatorit. Unë dua të ngrihet institucioni i Teatrit Kombëtar. Duhet vënë dorë në skenë, nëse nëpërmjet rikonstruksionit bëhet diçka më e mirë.

Lubonja: Kur flitet për teatrot e Broadway, në vitet ’80, edhe pse private, janë të mbrojtur me ligj nga shkatërrimi. Këto teatro janë më shumë se historia e Nju Jorkut, ata kanë vlerën e statujës së lirisë dhe të urës së Bruklinit. Ato kanë kuptim të rëndësishëm kombëtar. Kanë qenë fillimi i përhapjes së kulturës së Amerikës. Ky teatri ynë, është fillimi i teatrit tonë, se s’kemi tjetër, është fillimi me të mirat dhe të këqijat. Ajo është historia jonë. Po e fillove nga 0 sot, ja shkatërron dhe historinë teatrit. Por nëse ndërton një të ri, shton historitë e teatrove. Pse mos bëjmë diku tjetër, një tjetër

Fuga: Në fakt po shemben dy teatro, sepse është edhe ai eksperimental, që është derë më vete, si për ne aktorët ashtu edhe spektatorët.

Rakipllari: Eshte interesi i kullave që po prishet teatri. Ne po na imponohet një projekt më keq se në kohën e Enver Hoxhës. Kështu i bie që të prishen të gjithë gjërat historike.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: