Debutim ëndrrash për mesfushorin me origjinë shqiptare Adnan Januzaj. 23-vjeçari e shfrytëzoi në maksimum shansin e dhënë nga trajneri Martinez teksa realizoi një super gol në minutën e 51-të duke shtangur tifozët anglez dhe duke i siguruar Belgjikës vendin e parë.

Januzaj qëndroi në fushën e lojës 86-të minuta, teksa më pas u ndërrua nga Mertens. Nuk munguan duartrokitjet për mesfushorin gjatë zëvendësimit. Në fundin e ndeshjes ai u zgjodh nga FIFA edhe lojtari më i mirë i takimit, duke lënë në hije shumë yje qoftë anglez apo edhe belg

Burimi:http://www.panorama.com.al/sport/debutim-endrrash-ne-boteror-fifa-vlereson-adnan-januzajn/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb