Debutim ëndrrash mund të cilësohet ai i Azdren Llullakut me skuadrën kazake të Tobol. Futbollisti i kombëtares shqiptare e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën me klubin e ri duke shënuar gol me vlerë tre pikët në transfertën e vështirë ndaj Irtysh Pavlodar.

29-vjeçari përfitoi nga një kros i ardhur nga krahu i djathtë për të realizuar në minutën e 84-rt të takimit, ç’ka i dha fitoren e parë skuadrës së Tobol pas 4 javësh në kampionbat.

Aktualisht skuadra e sulmuesit shqiptar mban vendin e 5 në kampionat në kuotën e 28 pikëve.

Llullaku është i huazuar nga Astana, pas një faze të parë jo shumë pozitive te kjo skuadër.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb