DURRES- Për shkak të një defekti të rëndë në stacionin e pompave, gjatë ditës së sotme dhe të nesërme, qytetarët e Durrësit do të ketë probleme në furnizimin me ujë të pijshëm.

Shkak i defektit ka qenë ndërprerja e menjëhershme e energjisë elektrike në stacionin e pompave në Fushë Kuqe. Kjo ndërprerje shkaktoi një çarje të madhe të tubacionit kryesor DN 700 mm në një gjatësi prej 1 m, njofton UKD. Për riparimin e defektit janë dashur rreth 16 orë pune nga pasditja e djeshme.

Ujësjellës Kanalizime Durrës kërkon nga ana e saj mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë, që të bëjnë durim deri në normalizimin e furnizimit me ujë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: