KAVAJË- Një sherr në familje për arsye ende të panjohura ka nxjerrë nga kontrolli një 36-vjeçar, i cili siç bën me dije policia e këtij qyteti, nuk është mjaftuar vetëm me aq por ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nënën, vëllanë e vet dhe bashkëshorten.

Blutë e qytetit të Kavajës kanë mundur të arrestojnë Xhevahir Hallullin banues në fshatin Vorrozen Kavajë.

Sherri ndodhi mbrëmë në banesën e tyre, ndërsa policia sqaron se 36-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës, (shtetases Sh.H., 59 vjeçe), vëllait (shtetasit B.H., 38 vjeç) dhe bashkëshortes (shtetases A.H., 33 vjeçe).

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Dhunë në familje”.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: