Manchester United rrezikoi jo pak të dilte pa pikë në sfidën kundër Everton të luajtur mbrëmë dhe vetëm falë golit të Ibras të realizuar me 11 metërsh sigloi barazimin. Por në konferencën për shtyp pas ndeshjes gjigandi suedez ka habitur me deklaratën e tij duke sulmuar drejtpërdrejtë shokët e skuadrës.

“Unë jam një luan, shokët e mi janë kotele. Është një dështim ky sezon sepse as nuk e mbaj mend vitin kur jam renditur i dyti në kampionat”, deklaroi Ibra që barazoi rezultatin për Manchesterin në minutën e 93-të.

Ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho renditet i 5-i në “Premier League” me 54 pikë, 4 më pak se City që mban vendin e fundit që të dërgon në “Champions League”. Djajtë komplikojnë kështu rrugën drejt Ligës së Kampionëve me anë të kampionatit ndërsa mbetet një mundësi shumë e triumfi në “Europa League” që mundëson pjesëmarrjen në “Champions” për sezonin e ardhshëm.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb