Akti i dhunës mbi policinë që u ushtrua para dy ditësh në qytetin e Elbasanit nga një “biznesmen”, me shumë gjasa ka rezultuar një “majë icebergu” për dyshime më të mëdha.

Ditën e sotme në mëngjes, rreth orës 06:00, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka mbërritur në Elbasan në një operacion të fuqishëm policor.

Në lidhje me këtë ngjarje, pjesa e tretë e emisionit “Opinion” në TV Klan, i është kushtuar kësaj historie, ku sonte në ndihmë të policisë së rrethit të Elbasanit, kanë mësyer edhe forcat RENEA, si dhe forca të tjera të Ndërhyrjes së Shpejtë të ardhura nga Tirana.

Gazetarja Klodiana Lala theksoi se është një operacion i kamufluar që ka për qëllim sekuestrimin e një sasie të madhe të heroinës që dyshohet se kishte hyrë në Elbasan.

Lala bëri me dije se më shumë se një vit e gjysmë partnerët ndërkombëtarë kanë informuar Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Policinë e Shtetit se Elbasani është shndërruar në një qendër të fuqishme të trafikut të heroinës.

Ajo tha se droga ka hyrë në Shqipëri përmes dy rrugëve, njëra është nga Turqia dhe tjetra nga Greqia nëpërmjet doganës së Qafë Thanës e cila shpërndahej në tregun vendas.

Gazetarja tregoi se kjo sasi droge ka origjinë afgane dhe një pjesë e saj shpërndahej në tregun vendas dhe pjesa tjetër ikte ne tregun europian.

Më tej, Lala tregoi se bandat kontrollojnë qytetin e Elbasanit dhe për këtë shka, policia duke pasur parasysh suportin politik të këtyre njerëzve dhe fuqinë e tyre monetare sikurse flitet ishte shumë e vështirë për t’i goditur.

Sipas saj, policia vendosi që nën petkun për të sekuestruar makinat luksoze në atë qytet me kinse idenë se janë vënë me pasuri të paligjshme, ka pretenduar për të sulmuar këto dy grupe.

Ajo tha se Policia e Elbasanit ishte e pafuqishme për të marrë përsipër një aksion të tillë, kështuqë në ndihmë kanë ardhur forcat speciale nga Tirana.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb