TIRANE- Deklarata e Arian Canit në emisionin “Studio e Hapur” në ‘News24’ ka nxituar reagime të shumta, mes të cileve është edhe ai i këngëtarit Frederik Ndoci, i cili ka deklaruar të njëjtën gjë para disa vitesh. Përmes një reagimi në Facebook, Ndoci thotë se i qëndron ende deklaratës së tij të bërë para 3 vitesh në emisionin e Arian Çanit për t’u larguar nga Shqipëria. Gjithashtu ai shkruan se rreziku më i madh i atyre që e kanë kthyer shtetin në monopol u vjen nga fëmijët e emigrantëve të ikur në vitet 1990. Sipas artistit janë këta fëmijë të shkolluar në universitetet më të mira të botës që kanë mentalitet ndryshe dhe mund të rrëzojnë demokracinë e rremë në Shqipëri.

Statusi i plotë i Frederik Ndocit në Facebook:
U mundue para tre vitesh, kur e thashë ketë deklarate, qe sot u kujtua miku im Arjan Cani, asokohe me tha: “Ti je artist i madh, dhe a mendon për artdashësit tuaj?”-Unë iu përgjigja, nëse ju kujtohet,- ” Ma keq me vjen për te madhin Zot, qe me ka ndihmue ne çdo kohe, edhe këtu ne një vend ku Zoti vonon por kurrë nuk harron, e sa për fansat, 3 dite zgjat lajmi, pastaj harrohesh…nga qe janë mësuar te harrojnë okupime reprezalje vrasje diktatura përçmime tjetërsime shtypje tradhti dredhi mohim shitje (nderi patriotizmi feje vëllazërie fisi etj.) Supa e rizier një qind here, nuk nxjerr supe speciale, por ushqim për derra, e demokracia e jone e ideuar dhe e mbajtur me stoicizëm nga krerët e byrosë dhe te sigurimit te shtetit, është e njëjta supe qe u gatua qe ne vitet 1987, dhe u realizua me “lëvizjet e mëdha”, qe ishin te krijuese nga vete byroja politike dhe qe sot te kthyer ne meritokraci e tyre udhëheqin ekonomikisht dhe politikisht monopolin qeveri, e cila vetëm ndërron portat një here ne 8 vite…pashe te opinion për filmin shqiptar, ku pjesërisht konduktori dhe te ftuarit, i binin anash, se pari duhet kapur nga koka dhe jo nga bishti, arti ishte krah i djathte i diktaturës, edhe unë qe me karrierën time (50 vjeçare ne skene) edhe pse kurrë nuk i këndova kënge diktatorit apo partisë, edhe me këngët për dashurinë e për jetën, a nuk ia mbylla sytë popullit te shkatërruar, për ti dhëne disa minuta kënaqësi dhe për te harruar shtypjen? sigurisht qe po. Por ne se duam ose ëndërronim demokraci, është qe ne mënyre demokratike, te kapet peshku prej koke,e jo PR bishti, ku padrejtësisht tere këta vite jemi marre me këndvështrime personale, diktaturat duhen çrrënjose me demaskimin e elementeve qe e sollën qe e ushtruan dhe qe vazhdojnë ta ushtrojnë edhe sot, pasi janë po ato familje qe ishin dje. E vetmja shprese e nje sigurie per rizgjimin e Shqipërisë, janë fëmijët e te dëbuarve ne vitet 1990, “njerëzit e rrezikshëm për pushtetin e diktaturës” atyre iu hapen dyert e ambasadave, ku vërshuan, iu lëshuan aniet ku u mbushen, iu dha vize, ku nuk u kthyen me, pra ata nxirren jashtë “rrezikun e madh” qe do kishin ne se ata do ishin rrotull ne erën e demokracisë se rreme albaneze. Fëmijët e tyre te shkolluar neper universitetet me precioze te botes, janë sot rrezik për vazhdimtaret e monopolit shtet, qe po ben te lëngojnë mijëra e mijera qytetare ne shqiperi, qe shesin votën per disa kacille, qe te shtyjnë një jave jete. Fëmijët e te dëbuarve te viteve 90′ ata janë vërtet rreziku i riberjes se Shqipërisë, ata janë fëmije “open mind” ku prindërit e tyre ne një mënyre apo një tjetër janë zhveshur nga sistemi 60% me shume se edhe komunistet e përjashtuar nga rradhet e komunisteve gjate diktaturës. Nuk mund te ketë kurrë ndryshim nga cdo njeri qe premton qe jeton dhe u rrit ne Shqipëri tash 30 vite. Prandaj i bej thirrje edhe atyre qe kanë shprese per ndryshim, le te shpresojnë se militantizmi i tyre mund tu siguroje një vend pune si “minimum shpërblim” për militantizmin e tyre.
Rroftë Shqipëria e poshtë partitë e krijuara nga fund diktatura e viteve 90′.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb